INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jo, jo më bëj një foto të dukem seksi, jo kështu' Mirë se erdhe dhe ti në botën e INSTAGRAM-it!

'Jo, jo më bëj një foto të dukem seksi, jo kështu' Mirë se erdhe dhe ti në botën e INSTAGRAM-it!

Publikuar më: 18:31 30-06-2018

Foto në plazh, video në club-e të ndryshme, pëlqime dhe komente mjaft të mira nga shoqëria dhe jo vetëm. Janë këto të fundit një pjesë e mirë e monotonisë tonë. Ndajmë pothuajse çdo moment dhe shohim pothuajse çdo moment të dikujt tjetër.

-Por,sa reale apo sa fasadë është e gjitha kjo?

Nuk janë të pakta sondazhet që janë bërë mbi këtë temë, rezultat i të cilave është gati-gati i njëjtë:

“Jeta në instagram apo në çdo rrjet social është tërësisht një fasadë e krijuar deri në detaj nga vetë ne”

Jemi pikërisht ne ata që ndajmë me të gjithë vetëm ato moment që na bëjnë të ndihemi mirë,momentet që na bejnë të dukemi mirë,e jemi përsëri ne, që një moment jo shumë të këndëshëm, një punë jo shumë të suksesshme nuk dëshirojmë ta ndajmë më askënd.

Rrjetet sociale janë një mjet që përdorim për t’ju shmangur deri diku realitetit tonë dhe për të arritur tek “realiteti” i dikujt tjetër duke menduar se është i vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0021779537200928