INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jo këngëtari latin! Mos e besoni po deshët, por YLLI BOTËROR dëgjon këngët e Luana Vjollcës [FOTO]

Publikuar më: 11:04 27-07-2020

Që Luana Vjollca është një nga moderatoret më të famshme në Shqipëri kjo nuk ka asnjë dyshim. Përveç suksesit në televizion ajo është e suksesshme dhe në muzikë, pasi projektet e saj muzikore numërojnë miliona shikime në kanalin muzikor YouTube. Ajo është shumë aktive në platformat sociale, ku nëpërmjet postimeve mban të përditësuar ndjekësit e saj me foto e video të ndryshme, si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni.

Një ndër këngët më të dëgjuara të Luanës është padyshim bashkëpunimi me Bujar Qamilin nën titullin “M’i dhe flakë mallit tim”, që na shoqëroi gjatë gjithë verës së 2018, nëpër dasma e makina.

 

Kënga nga mbi 15 milionë klikime, por siç duket ka tërhequr edhe vëmenden e legjendës botërore, Snoop Dog. Reperi i njohur ka realizuar ditën e djeshme një video live në Instagram dhe është kapur nga fansat duke dëgjuar pikërisht këngën e Luanës dhe Bujarit.

Një nga ndjekësit e Luanës ka arritur të kap momentin e papritur i cili është ndarë më pas në Instastory ose edhe vetë moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771