INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo kufizime për të burgosurit, tashmë mund të telefonojnë falas nga qelia

Jo kufizime për të burgosurit, tashmë mund të telefonojnë falas nga qelia

Publikuar më: 10:36 03-05-2019

Të gjithë të burgosurit tashmë nuk duhet të paguajnë për të bërë një telefonatë.

Ata mund të telefonojnë personat që duan pa paguar asgjë, asnjë qindarkë

Por kjo nuk ndodh në burgjet shqiptare por në New York.

New York bëhet vendi i parë në SHBA i cili lejon që të bëhen telefonata falas nga qelia.

Lajmi u bë me dije nga kryebashkiaku i qytetit. Vendimi hyri në fuqi këtë të enjte.

Kryebashkiaku u shpreh se me telefonatata falas të burgosurit kanë mundësi të qëndrojnë në kontakt me avokatët, por edhe me familjarët si dhe të qëndrojnë në kontakt me botën e jashtme.

Ndërsa kritikët shprehen se një masë e tillë mund të ndihmojë ata kriminelë që veprojnë brenda qelive.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083