INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jo lëndë narkotike por prona”... Policia sekuestron 4 milion euro pasuri

“Jo lëndë narkotike por prona”... Policia sekuestron 4 milion euro pasuri

Publikuar më: 09:58 16-09-2017

Një numër i madh pronash është ka filluar të sekuestrohen nga policia këto ditë, emri i operacionit është “Vjeshtë 2017”.

Operacioni sekret “Vjeshtë 2017” ka filluar, kësaj herë nuk sekuestrohet më drogë por një numër i madh pronash që dyshohet se vijnë si fryt i këtij produkti. Kjo pasuri që po sekuestrohet, kap një vlerë shumë të madhe, ekzaktësisht 4 milion euro.

Në total, autoritetet kanë sekuestruar 4 apartamente në Tiranë me një sipërfaqe 450 m2, 2 garazhe po në Tiranë, me një sipërfaqe 40 m2, si dhe një apartament në Vlorë, me sipërfaqe 65 m2.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një sipërfaqe prej 31.000 m2 tokë, në zonën e bregdetit Drimadhë, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë.

“Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjencisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave”, sqarohet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783