INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Jo lojë të fortësh’’, Meta i gatshëm të takohet me Ramën

‘’Jo lojë të fortësh’’, Meta i gatshëm të takohet me Ramën

Publikuar më: 20:30 30-04-2019

Pas takimit në ditën e sotme, me grupimin e qendrës së djathtë, presidenti Meta tashmë duket se ka shprehur tërësisht angazhimin e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Në këtë mënyrë ai pritet që në ditët në vijim të marrë përsipër një sërë takimesh me aktorët më të rëndësishme politikë dhe ndërkombëtarë. Në ta sigurisht përfshihet edhe kryeministri Rama.

Rikujtojmë se institucionet e presidentit dhe kryeministrit kanë patur përplasje të forta kushtetuese gjatë këtij legjislacioni, por në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, Meta tha se situata në të cilën është vendi nuk duhet të kthehet në një lojë të fortësh.

'Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë.

'Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë', tha presidenti Ilir Meta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605