Nëse ka një artiste që në 1 vit u bë një ndër më të famshmet, ajo është pikërisht Tayna. Reperja është kthyer në një ndër personazhet më të kërkuar e më të përfolur në industrinë e muzikës në vendin tonë dhe jo vetëm e kjo shihet fare mirë në sukseset që ka korrur me HIT-et e saj.
Reperja tashmë është kthyer në sensasion dhe është në qendër të vëmendjes si me këngët e saj ashtu edhe me deklaratat e ndryshme. Së fundmi Tayna ka qenë e ftuar në Prive për një intervistë 60 sekondëshe ku i është dashur të përgjigjet shkurt.
Në intervistën "60 sekonda", këngëtarja e ka thënë troç që kolegët flirtojnë me të. "A po flirtojnë kolegët me ty?", e pyeti gazetari ndërsa Tayna iu përgjigj: "Pak".
Ndërsa pyetjes se më kë VIP do donte të kalonte një natë, reperja u shpreh se nuk ka kështu ëndrrash pa lidhje.