“Përputhen” po vazhdon turin i cili sot ka ditën e fundit në Tetovë. Para përmbylljes, mbrëmë, ekipi i programit më të ndjekur pati Prishtinën ndalesë ku interesimi i fansave nuk mungoi. Siç është bërë traditë, pjesëmarrës ishin edhe disa nga emrat më të njohur nga ish-konkurentët, përfshirë Tean që pati rikthimin e saj të parë në Prishtinë pas ndarjes nga Bearti.
Bukuroshja nuk erdhi me minibusin e turit por në veturë me Fatjonin, me të cilin është treguar shumë e afërt së fundmi, ndonëse e kanë mohuar një lidhje të mundshme. Megjithatë, dyshja janë ndarë natën. Tea e ka kaluar mbrëmjen me dikë tjetër.
“Do habiteni kur t’iu tregoj se me kë e kam kaluar unë natën mbrëmë” – shprehet Tea.
Dhe gjejeni me kë? Me Shqipen!
Këtë na e ka treguar përmes një story në Instagram.
Dy vajzat që dikur krijonin tension dhe mospajtime kur ndanin një hapësirë të përbashkët, tashmë mund të ndajnë edhe dhomën, paqësisht.