INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më gurore në Krujë, pezullohet aktiviteti i 12 subjekteve

Jo më gurore në Krujë, pezullohet aktiviteti i 12 subjekteve

Publikuar më: 11:40 04-03-2019

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi urdhëroi këtë të hënë pezullimin e aktivitetit të 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion.

Klosi njoftoi se pas hetimit një mujor, Task-Forca e ngritur nga katër ministri ka propozuar revokimin e lejeve për 12 subjektet e fundit që ushtrojnë aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.

“Përfundon kontrolli i plotë i guroreve në Krujë, për 30 vite është shfrytëzuar pa asnjë kriter. Pas një periudhe një mujore, Task-Forca i ka propozuar katër ministrave masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin mbetur dhe ushtronin aktivitet në zonën e malit të Krujës”, deklaroi Klosi.

Ministri theksoi se biznesi i guroreve duhet të kuptojë së ka ardhur koha për zbatimin e legjislacionit, teksa bëri me dije se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0035698413848877