INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më kazan, Rama 'zbutet' me gazetarët në prag të zgjedhjeve, si u drejtohet…

Jo më kazan, Rama 'zbutet' me gazetarët në prag të zgjedhjeve, si u drejtohet…

Publikuar më: 11:21 11-05-2019

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat, ku foli për kandidatët e zgjedhur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, komunikimi i Ramës me gazetarët ishte mjaft i qetë dhe me doza humori. Shpeshherë Rama i është drejtuar medias edhe me shprehjen kazan.

Në fund të fjalës së tij, Rama vlerësoi gazetarët, duke u thënë që janë bërë shumë të mirë.

“Jeni bërë shumë të mirë, edhe unë do të bëhem shumë i mirë me ju”, u tha Rama gazetarëve pas prononcimit për mediat.

Gjatë deklaratës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër të gjithë të deleguarit do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032131671905518