INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jo më kushte shtesë”, Fleckenstein përcjell këto fjalë në Parlamentin Europian për Shqipërinë

“Jo më kushte shtesë”, Fleckenstein përcjell këto fjalë në Parlamentin Europian për Shqipërinë

Publikuar më: 12:41 23-09-2017

Nuk ka më kushte shtesë për Shqipërinë, këto ishin fjalët e vetme të raportuesit të Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Situata e Shqipërisë pas zgjedhjeve ishte pjesë e bisedimeve që zhvillova me presidentin, kreun e Parlamentit, kryetarët e grupeve parlamentare, ministrin e Brendshëm e të Drejtësisë si dhe ambasadorë të vendeve anëtarë të BE-së”, sqaron ai.

“Nëse do të vazhdojë implementimi i reformave, atëherë negociatat e anëtarësimit duhet të hapen në gjysmën e parë të 2018-n”, shton raportuesi duke i mëshuar edhe një herë mesazhit të përciellë në Tiranë. “Populli i Shqipërisë shpreson shumë që kjo të realizohet dhe e meriton një gjë të tillë. Me nisjen e negociatave fillon dhe një proces disa vjeçar afrimi”, thuhet më tej në postim.

“Zgjatja e tyre varet nga zbatimi një reformave, por njerëzit do ta shohin se ne e duam progresin në BE. Është rrugë e vështirë, megjithatë do të japim ndihmën tonë”, përfundon mesazhi i Fleckenstein.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043