INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më lajme të rreme për shëndetin, Facebook dhe Youtube marrin masa

Jo më lajme të rreme për shëndetin, Facebook dhe Youtube marrin masa

Publikuar më: 09:20 10-07-2019

Dy nga rrjetet sociale më të mëdha si Facebook dhe YouTube kanë marrë masa kundër lajmeve shëndetësore të cilat janë të pa vërtetuara shkencërisht.

Sipas Wall Street Journal, në këto rrjete sociale qarkullojnë lajme të cilat japin kura, duke filluar që nga kanceri e deri tek obeziteti, të cilat janë të pa konfirmuara nga mjekë.

Menaxheri i produkteve të Facebook është shprehur se algoritmi që shpërndante lajmet e promovuara ka ndryshuar për ti dhënë fund informacioneve të këtij lloji.

Kompania e Facebook paralajmëron se do të ketë masa dhe kundër atyre që shesin produkte shëndetësore që kurojnë një sëmundje të caktuar, të cilat nuk rekomandohen nga mjekët.

Edhe YouTube, duke filluar që nga dhjetori i vitit të kaluar ka njoftuar se do të fshihen nga platforma e tyre publikimet mashtruese që tregojnë kura false për të shëruar një sëmundje.

Wall Street Journal tregon se Youtube po bashkëpunon me disa mjekë për të identifikuar videot kërcënuese për shëndetin.

Të dyja kompanitë i kanë marrë këto masa pas rezultateve të një hetimi lidhur me informacionet e shëndetit nga ku rezultoi se në të dy rrjetet sociale kishte pafundësisht informacione madje dhe miliona klikimshe.

Ajo që u vu re ishte se njerëzit i besonin këtyre informacioneve të cilat nuk kishin asnjë burim apo citim nga vinin.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389