INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më makina me naftë, gjykata gjermane jep dritën jeshile

Jo më makina me naftë, gjykata gjermane jep dritën jeshile

Publikuar më: 15:44 27-02-2018

Gjykata Federale Administrative në Gjermani iu kundërvu qeverisë duke u dhënë dritën jeshile autoriteteve vendore në qytete të ndryshme për të bllokuar makinat me naftë.

Vendimi nuk përcakton në formë të prerë ndalimin e këtyre makinave, por ua lë në dorë landeve dhe qyteteve që të veprojnë sipas interesit të tyre kur bëhet fjalë për të bllokuar qarkullimin e makinave me naftë apo jo.

Qeveria gjermane e kundërshton një masë të tillë, duke e cilësuar atë si të parakohshme.

Por, si pjesë e Bashkimit Europian, Berlini është i detyruar që të zbatojë disa direktiva të Brukselit për reduktimin e ndotjes.

Sipas ekspertëve masa të tilla që nisin në Gjermani mund të nisin si një efekt domino edhe në shtete të tjera evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875