INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më me burime të ‘kazanit’! Numri dy i CDU/CSU: Vendimi për negociatat do të merret…

Jo më me burime të ‘kazanit’! Numri dy i CDU/CSU: Vendimi për negociatat do të merret…

Publikuar më: 11:01 01-05-2019

Kryeministri Edi Rama dje i cilësoi mediat kazan dhe opozitën të dëshpëruar pas informacionit se vendimi për hapjen apo jo të negociatave për vendin tonë do të shtyhet për në shtator. Në fakt, ishte ‘Deusche Welle’, që kur po zhvillohej Samiti i Berlinit, raportoi se vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë do të shtyhet.

Kjo është thënë zyrtarisht dhe nga numri dy i partisë së kancelares Angela Merkel, Johann Wadephul. “Ne jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit të BE-së dhe ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t'i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator”, tha ai në intervistën për ‘Deusche Welle’.
Ndërsa shqiptarët presin me kureshtje se cilat kanë qenë vlerësimet për Shqipërinë në Samitin e Berlinit, Kryeministri Edi Rama ende nuk ka folur konkretisht. Samiti dy ditor u zhvillua nën drejtimin e kancelares Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

mediat_kazan.PNG

rama_shtyrja_e_negociatave.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705