INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më mesazhe të dërguara gabim në Whatsapp. Aplikacioni bën ndryshimin e ri

Jo më mesazhe të dërguara gabim në Whatsapp. Aplikacioni bën ndryshimin e ri

Publikuar më: 09:02 26-06-2019

Whatsapp, aplikacioni më popullor i mesazheve në botë po ndërmerr një tjetër hap sigurie për përdoruesit e tij.

Aktualisht Whatsapp ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.

Në çdo moment që një foto i dërgohet një kontakti, dërguesi vetëm sheh një ikonë të vogël të figurës së profilit të marrësit, duke e bërë të lehtë për të dërguar një imazh rastësisht tek një person i gabuar.

Ndryshimi i ri që do të bëj aplikacioni do të shfaqi dhe emrin e kontaktit poshtë fotos.

Vetëm përdoruesit e WhatsApp në pajisjet Android do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë përditësimin, pasi përdoruesit e iPhone tashmë kanë funksionin e përfshirë në versionin më të fundit të WhatsApp për iOS.

Përdoruesit e WhatsApp ndërkohë janë ende duke pritur për dy nga ndryshimet më të mëdha në historinë e aplikacioneve të mesazheve, të cilat pritet të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndryshimi i parë është një bashkim me shërbimet e tjera të mesazheve të ofruara nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram dhe Messenger.

Ndërkohë, ndryshimi i dytë ka të bëjë me kriptovalutën e Facebook-ut, të emërtuar ‘Libra’, që do ua lejojë përdoruesve të aplikacionit në pronësi të Facebook të kryejnë pagesa përmes aplikacionit, me një të shtypur të butonit. 

Article Logic
Execution time: 0.0044448375701904