OK, ky po që është një lajm tepër cool.
Marvel sapo ka lajmëruar se Brie Larson do të luajë në rolin e Captain Marvel në filmin e rradhës që do të dalë në 2019-tën. Sigurisht ky është një lajm i rëndësishëm për aktoren fituese e çmimit Oskar, duke qenë se peronazhi i Carol Danvers, është heroina e parë në universin e Marvel. Sa i përket njoftimit, ai u bë zyrtar përgjatë kësaj fundjave në seminarin e përvitshëm të Comic-Con, ku Larson u shfaq përkrah kastit të vjetër të aktorëve.
"Call Me Captain Marvel" ishte një nga postimet e vetë Brie Larson në Instagramin e saj që e konfirmoi edhe njëherë lajmin!