INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më në Zvicër, tashmë Mozzik dhe Loredana ''ÇUDISIN'' Gjermaninë! Ja çfarë kanë bërë kësaj radhe[FOTO]

Jo më në Zvicër, tashmë Mozzik dhe Loredana ''ÇUDISIN'' Gjermaninë! Ja çfarë kanë bërë kësaj radhe[FOTO]

Publikuar më: 13:09 12-08-2019

Mozzik dhe Loredana përveç një dyshe shumë simpatike në jetën personale janë edhe një nga dyshet më të suksesshme kur vjen puna tek muzika.

Bashkëpunimi i tyre më i fundit i titulluar “Eiskalt” është kthyer në një HIT- të vërtetë dhe jo në vendin ku dy reperët normalisht kanë sukses, Zvicër, por tashmë në Gjermani.

“Spotify” është një nga aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën dhe për këtë arsye statistikat që tregon vlejnë shumë.

Mozzik ndau me ne një foto ku tregonte se “Eiskalt” prej dy javësh tashmë po dominon listën gjermane të këngës më të dëgjuar duke lënë pas edhe hite botërore si “Senorita”, bashkëpunim i Shaën Mendes me Camila Cabello. 

Epo nuk mund të themi asgjë tjetër përveç fjalëve që reperi ka thënë vetë në një prononcim në suksesin e këngë 'Romeo and Juliet': ‘’E pafshim Shqipërinë duke ia mjel c*cat Evropës’’.

mozzik_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273