Oscar-i i vitit të kaluar u bojkotua nga shumë artistë me ngjyrë, kjo sepse u vu re që si në nominime ashtu edhe në trupin gjykues kishte mungesa të konsiderueshme të njerëzve me ngjyrë.
Kështu lindi edhe levizja “Oscars So White” që me sa duket i ka dhënë më në fund frytet e saj. Organizatorët e këtij eventi i kanë shtuar trupit gjykues plot 683 anëtarë të rinj, duke e çuar kështu në total pjesëmarrjen e njerëzve me ngjyrë në 41%, ndërkohë që edhe femrat janë parë me avantazh duke shkuar në një total prej 46% të jurisë së Academy Awards. Disa nga emrat e aktorëve të cilët janë ftuar të bëhen pjesë e këtij ndryshimi janë ato të Michael B. Jordan, Emma Watson dhe Idris Elba!