Ajo gjithmonë shfaqet si një princeshë mbrëmjet e shtunë për spektaklin e Big Brother, por jo gjithmonë duket perfekte.
Arbana ka treguar se në fund të ditës ajo mbetet një person si gjithë të tjerët, normale dhe jo gjithmonë perfekte. E shfaqur me rroba shtëpie duke bërë blerjet në supermarketin afër shtëpisë, bukuroshja e ekranit duket shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht. Pa veshjet e zakonshme të shtrenjta, si fustani ngjyrë ulliri i javës së kaluar, dhe pa makijazhet e shtrenjta Arbana është shfaqur shumë sportive. Një lajm i mirë për të gjithë vajzat e “zakonshme” aty jashtë…