Radhët e gjata për të kryer procedurat që lidhen me automjetet mund të marrin zgjidhje. Kjo pasi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka vendosur që për disa shërbime të reja oraret të rezervohen paraprakisht, pa qenë nevoja të shkoni në zyrat e drejtorisë në Kashar dhe të prisni përgjatë gjithë ditës. Tani çdo qytetar që do të kryejë procedura që lidhen me mjetin e tij, mund të rezervojë online një orar dhe të shmangë në këtë mënyrë pritjet e gjata. Aplikimi bëhet në faqen zyrtare të drejtorisë në internet tek kategoria “Aplikime Online”.
Kjo mund të bëhet për 9 shërbime që kanë të bëjnë me pronësinë e mjeteve dhe targave. Më konkretisht, mund të rezervohen oraret online për ndryshimin e pronësisë mbi mjetin dhe kontratat e shit-blerjes së tij.
Radhën e evitoni edhe në rast të humbjes, vjedhjes apo dëmtmit të targave dhe të lejes së qarkullimit. Këtë shërbim mund ta kryeni duke caktuar një orar, pa vajtur në drejtori.
Shërbimin tjetër që mund ta rezevoni online ka të bëjë me ndryshimin e vendbanimit tuaj. Kjo vlen edhe për ndryshimin e gjeneraliteteve.
Gjithashtu, edhe për ç’regjistirmin e përkohëshm apo të përhershëm të mjetit si dhe për ndryshimin e karakteristikave funksionale të makinës mund të rezervoni një orar.
Këto shërbrime që mund t’i kryeni duke rezervuar paraprakisht online, DPSHTRR thotë se do të lehtësojnë 45% të veprimeve në rang vendi.