INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më rroba të shëmtuara nga Kanye West

Jo më rroba të shëmtuara nga Kanye West

Publikuar më: 10:15 10-02-2016

Ndonëse gjërat me muzikën nuk po shkojnë ashtu siç duhet pasi albumi i tij ende nuk ka një titull, projektet në fushën e modës po i ecin vaj.

Koleksioni i ri "Yeezy Season 3" ka për të na habitur të gjithëve, madje dhe vetë Kanye West. Harrojini surprizat te ky show i cili do të mbahet këtë të enjte në New York Fashion Week, pasi West nuk i rezistoi dot tundimit për të postuar disa foto nga linja e veshjeve në Twitter. Nga fotot duket se koleksioni po i mbikalon pritshmëritë në krahasim me dy të parat. Me ndihmën e mikut te tij ASAP Rocky, West na dha një ide të qartë se ky ka për të qenë koleksioni i preferuar i të gjithëve. Kujtojmë që pavarësisht kritikave, koleksionet e kaluara patën një sukses të madh sa i përket shitjeve. Thuhet se "Yeezy Season 3" do të bëjë bashkë idetë më të mira të paraqitura në dy linjat e mëparshme! 

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326