INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më të ngujuar, dy familje “falin gjakun” në Shkodër

Jo më të ngujuar, dy familje “falin gjakun” në Shkodër

Publikuar më: 11:13 18-08-2016

Zona e Shkodrës është më e prekura nga një rit, i cili i është atribuar Kanunit, ajo e gjakmarrjes. Por nga sot dy familje në Shkodër, Bregu e Miruku i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra tjetrës, duke i dhënë në këtë mënyrë fund ngujimit disa vjeçar të familjes Miruku.
Familjet Bregu dhe Miruku, përkatësisht banuese në lagjet “Mark Lula” dhe “Perash” Shkodër, i kanë dhënë fund hasmërisë shumëvjeçare.
Ka qenë djali i viktimës,  Erjon Bregu që ka falur gjakun e babait të tij të vrarë para shumë vitesh nga një pjesëtar i familjes Miruku. Familja Miruku ka qenë e ngujuar prej shumë vitesh, duke iu dhënë besë për të lëvizur lirshëm herë pas here por pa u falur, veçanërisht autori i ngjarjes. Por ka qenë djali i viktimës, tashmë në moshë madhore i cili ka vendosur t’i japë fund hasmërisë dhe të falë familjen Miruku.

Në ceremoninë e zhvilluar me pjesëmarrjen e dy palëve dhe të misionarëve të paqes, Nikollë Shullani ka theksuar se ky veprim duhet të shërbejë si shembull edhe për familje të tjera që janë në gjak.
Nikollë Shullani:
“Të ngujuarit për shkak të gjakmarrjes janë shtresa më e rënduar se kur je i varfër del e kërkon punë e diçka gjen, por i ngujuari nuk mundet ta bëjë këtë. Kanuni ka ligje shumë të mira por spekulohet me to. Ne këtu në Shkodër kemi patur raste që janë vrarë për gjak, fëmijë e vajza , të cilat kanuni i përjashton kategorikisht. Kështu ka ndodhur në Bushat, Barbullush, qytetin e Shkodrës dhe në Dukagjin, ku për gjakmarrje janë vrarë të mitur dhe vajza”.

Article Logic
Execution time: 0.0040159225463867