INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më udhëtim me gomar në Santorini, çfarë po ndodh me ta

Jo më udhëtim me gomar në Santorini, çfarë po ndodh me ta

Publikuar më: 16:41 02-04-2019

Santorini një nga vendet më të bukur dhe të dëshiruar të Greqisë kërkon që të çojë “në pension” kafshët emblematike por që tashmë janë të lodhur.

Bëhet fjalë për gomerët me të cilët merr tatëpjetën për të shijuar mrekullinë e natyrës. Me qindra vihen në radhë për të marr një gomar dhe për të nisur udhëtimin. Por duket se shumë shpejt kjo do të jetë pjesë e së shkuarës.

Mbrojtësit e kafshëve janë gati të nisin një fushatë kundër shfrytëzimit të gomerëve dhe kanë marrë edhe mbështetjen e kryebashkiakut Nikos Zarzos.

Turistët përdorin kafshët për të ecur 400 metra mbi nivelin e detit. Dhe duket se prurjet nuk kanë të sosur me mijëra persona nga e gjithë Europa zbarkojnë në Santorini.

Dhe flukse të tilla udhëtarësh kanë ndikuar tek kafshët për të cilët po mendohet të dërgohen në pension.

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945