Të gjithë ata që kanë udhëtuar shpesh jashtë Shqipërisë, në pasaportat e tyre kanë të shënuar nga një vulë për çdo dalje. Por kjo do të marrë fund. Shumë shpejt do të hiqen vulat në pasaporta gjatë kalimit në kufi. Në komisionin parlamentar të Sigurisë po diskutohet projektligji i ri për kufirin, i propozuar nga qeveria.
Përballë deputetëve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa, deklaroi se projektligji i ri është në përputhje me standardet e Shengenit, teksa shtoi se qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike.
Stefan Çipa:
“Do të hiqen vulat në pasaporta që vihen në dogana. Qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike në kufi”.