Policia Rrugore paralajmëron drejtuesit e mjeteve të transportit publik që të respektojnë rregullat dhe të mos cenojnë sigurinë rrugore. Ndërsa ka publikuar një video me raste kur autobuzë apo furgonë ndalen për të marrë pasagjerë e për këtë janë penalizuar me gjoba.
“Transporti publik dhe drejtuesit e kësaj kategorie mjetesh, duhet të jenë absolutisht tepër të kujdesshëm gjatë drejtimit të mjetit, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, për shkak të rrezikut që mbart natyra e shërbimit që këta të fundit ofrojnë ndaj udhëtarëve. Pamjet e administruara nga patrullimet parandaluese të Policisë Rrugore, tregojnë sjelljet dhe veprimet që cënojnë sigurinë rrugore jo vetëm të përdoruesve të këtyre mjeteve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës në rrugët interurbane kryesore dhe jo vetëm ”, shkruan policia.