Ndërkohë që të gjithë prisnin që pas përfundimit të ‘Big Brother 9’, të startonte ‘Big Brother Vip’ në ekranin e Top Channel, si duket një tjetër televizion shqiptar pritet të ketë ekskluzivitetin e këtij formati.
Për këtë ka hedhur dyshimet një postim i bërë nga producentja e programeve në Vizion Plus., Holta Kolaneci. Ajo ka udhëtuar drejt Italisë ku ka ndjekur finalen e ‘Grande Fratello Vip’ dhe ka qenë stilisti Ardi Asllani ai që ka postuar foton e saj, ku shkruan: "Ike për të na sjellë diçka?". Çfarë duhet të nënkuptjmë me këtë?