Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Një vajzë 10 vjeçare nuk është lejuar të niset në fluturim vetëm se kishte veshur streçe. Mësohet se 10- vjeçarja së bashku me familjen e saj ishin nisur nga Denver i Kolorados për të shkuar në Minneapolis, por një punonjës në aeroport e ka ndaluar atë duke i thënë se nuk kishte veshjen e duhur. Qëndrimi i prerë i punonjësve të aeroportit ka detyruar vajzën 10 vjeçare që të ndërrohet në aeroport. Mësohet se vajza është detyruar të ndërrohet në tualetin e aeroportit, e më pas punonjësit e lanë të lirë atë të nisej për fluturim.
Ky veprim është publikuar në rrjetet sociale, i cili në fakt ka ngjallur pakënaqësi të shumta. Shumë prej komentuesve janë shprehur se të veshurit streçe nuk është diçka e keqe për një fëmijë.
"Nuk lejohen streçet për një fëmijë? Detyra e saj është thjesht të jetë e tillë dhe të mos shqetësohet nga askush", shkruan një koment.
Por kritikat e shumta në rrjetet sociale lidhur mbi këtë çështje kanë detyruar Aeroportin e Koloradës që të mbajë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje. Sipas tyre, personat që nuk janë fluturues të rregullt kanë një kod veshjeje që duhet ta zbatojnë.