Me siguri ju kujtohet shakaja e hidhur e 1 Prillit të Justin Bieber, ku postoi foto të partneres së tij, Hailey Bieber dhe më pas disa foto të ekos së saj ku dukej një bebe në barkun e modeles.
E teksa të gjithë fansat e dyshes dhe interneti u çmend me këto foto, shumë shpejt Justin tregoi se kjo ishte vetëm një shaka për 1 Prillin dhe e gjithë situata ju kthye kundër me shumë fansa të inatosur për këtë shaka.
Megjithatë duket se tanimë një video e Hailey Bieber dhe Kendall Jenner në "after-party" të "Met Gala" ka marrë dhenë pasi shumë fansa po e interpretojnë këtë gjë si një shenjë që Hailey mund të jetë vërtetë shtatzënë.
Në video duket teksa Hailey dhe Kendall kërcejnë dhe kjo e fundit përkëdhel barkun e modeles si për të treguar që ka një bebe aty dhe jo vetëm kaq.
Në disa foto të tjera në tapetin e kuq, Hailey ka pozuar teksa mban duart mbi barkun e saj, një pozë klasike që e kemi parë shpesh tek yjet e Hollivudit kur përpiqen të tregojnë se po presin fëmijë.
Epo tani vërtet që nuk dimë ç'të mendojmë! Mbase Justin nuk po tallej kur bëri shakanë "e hidhur" të 1 Prillit.
Haileys PREGNANT ???#haileybaldwin #haileybieberpregnant pic.twitter.com/uyRQnq1RbW
— ????? ???? ? (@arimoonlightera) May 8, 2019