INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo të gjithë dinë! Ja si flirtojnë 12 shenjat e HOROSKOPIT

Jo të gjithë dinë! Ja si flirtojnë 12 shenjat e HOROSKOPIT

Publikuar më: 15:38 17-12-2020

Jo të gjithë dinë të flirtojnë. E sapo lexoni këtë fjali mund t’ju kujtohen sa e sa raste të sikletshme në një bar apo restorant ku një “tip” ju është afruar pa kurrëfarë takti për t’ju bërë një compliment apo për t’ju ofruar një pije. Mund të duket e lehtë t’i afrohesh një të panjohuri, por praktika ka treguar të kundërtën. Ju nuk e njihni personin përballë ndaj çdo fjalë e juaja duhet të jetë e mirëmenduar. Nëse jeni të zotët mund ta psikologjisni këtë të fundit dhe të qëlloni me shenjë. Do të habiteshit po të mësonit se shenja e horoskopit ju bën një flirtues të zotë ose një flirtues të paaftë. Zbulojeni si flirtojnë 12 shenjat e zodiakut

Dashi: Mënyra e tyre për të magjepsur dikë është me anë të pozitivitetit, gjallërisë dhe buzëqeshjes që i karakterizon në çdo kohë.

Demi: Janë persona me këmbë në tokë, por shumë tërheqës dhe simpatikë. Mjafton vetëm t’i shikoni dhe do dashuroheni me stilin e tyre të veçantë.

Binjakët: Janë të komunikueshëm, shumë të zotët për të krijuar marrëdhënie të mira me anë të humorit që nuk u mungon kurrë.

Gaforrja: Do të pëlqeni besnikërinë e tyre, kujdesin që tregojnë dhe për gjërat më të vogla.

Luani: Janë persona optimistë,të zgjuar dhe do t'ju përçojnë gëzimin e tyre në çdo moment.

Virgjëresha: Është një nga shenjat që ka përgjigje për çdo problem që keni. Janë të zgjuar dhe shumë të këndshme.

Peshorja: Personat e kësaj shenje janë shumë diplomatikë dhe idealistë. Nuk duan t’i shohin të tjerët të mërzitur ndaj dhe i ndihmojnë kur mendojnë se ata kanë të drejtë.

Akrepi: Janë pasionantë dhe shpeshherë në sytë e të tjerëve duken misteriozë. Është kjo arsyeja kryesore pse tërhiqeni kaq shumë pas Akrepëve.

Shigjetari: E kanë shumë të lehtë të kenë shokë dhe shoqe të reja. Kjo ndodh sepse ata e dinë që njerëzit duhen dëgjuar, secili ka një histori interesante për të thënë.

Bricjapi: Janë të disiplinuar, shumë punëtorë. Përveç kësaj ata kanë dhe anën tjetër të humorit, pozitivitetit ndaj dhe shumë cilësi së bashku ju tërheqin ndaj këtyre personave.

Ujori: Janë shumë krijues, inteligjentë, të pavarur. Qëllimi i tyre është të përmirësojnë botën.

Peshqit: I japin botës ngjyra, mirësi. Zakonisht njerëzit që i përkasin kësaj shenje, kanë tendencën të jenë të jenë pjesë e botës së artit./Living.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418