Një nga sukseset më të mahnitshme në arkëtime të vitit 2019 është “Dragon Ball Super: Broly”. Filmi i 20-të i “Dragon Ball” dhe i pari që lidhet me të sapo përfunduarin “Dragon Ball Super”, ishte filmi më i madh në SHBA ditën e premierës dhe përfundimisht grumbulloi mbi 30 milionë dollarë në Box Office.
Ndërsa “Dragon Ball Super: Broly” bëri histori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (që nga publikimi, është filmi i tetë me arkëtimet më të mëdha të vitit), gjithashtu bëri mirë edhe në mbarë botën. Në Japoni, ku u prezantua dhjetorin e kaluar, shiti mbi 1 milion bileta dhe fitoi mbi 1.3 miliardë yen (rreth 11.6 milionë dollarë) në vetëm gjashtë ditë. Në Brazil dhe Malajzi, ai ka thyer rekordet për filmat e animuar. Në Amerikën Latine, arkëtimet e premierës ishin më të mëdhatë ne histori, edhe se të gjithë filmat “Star Wars”.