Lajmi se Alketa Vejsiu do të jet bashkëprezantuese e festivalit të njohur Italian “Sanremo’, bëri bujë ditën e djeshme.
Por me sa duket, ajo nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ngjitet në skenën e festivalit. Mediat italiane konfirmojnë se e ftuara special e një prej netëve do të jetë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Kujtojmë se më parë festivalin e “Sanremos” e ka fituar këngëtari shqiptar, Ermal Meta.