INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm anije kozmike, në hënë do të shkojnë dhe makina! Njihuni me shpikjen më të fundit

Jo vetëm anije kozmike, në hënë do të shkojnë dhe makina! Njihuni me shpikjen më të fundit

Publikuar më: 14:04 13-03-2019

Një makinë me pilot automatik që merr fuqinë nga energjia diellore do të shkojë në Hënë , kjo është shpikja më e fundit teknologjike.

Japonia po planifikon një shëtitje në hënë dhe dëshiron që astronautët të eksplorojnë sipërfaqen hënore me një automjet të ndërtuar nga kompania japoneze Toyota.

Agjencia japoneze për zbulimin e hapësirës ajrore (JAXA) dhe Toyota njoftuan se do të bashkëpunojë për krijimin e një lloji të veçantë automjeti, të quajtur ‘Rover’, brenda të cilit astronautët mund të qëndrojnë pa kostumet hapësinore.

Mjeti i prezantuar përmes grafikëve kompjuterike është i ngjashën nga pamja me një tank dhe ka një madhësi gati sa dy furgonave.

Makina është e pajisur me një bateri të ri-karikueshme me hidrogjen dhe është konceptuar për të përshkruar në total rreth 10.000 kilometra në Hënë”, sqaroi Toyota gjatë një prezantimi në një forum për eksplorimin e hapësirës në Tokio.

Automjeti nuk do të ketë nevojë për një shofer pasi do të vetë-lëvizë. Toyota, parashikon se makina do të jetë e gjatë rreth 3.8 metra duke e cilësuar të mjaftueshme për dy njerëz, ose katër në rast emergjence.

Ky mision, i planifikuar të zgjasë rreth dhjetë vite deri në 2029, ka interes të shtuar global për Hënën, e cila u shkel për herë të parë nga njeriu në 1969, personalisht nga Neil Armstrong.

 austro.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598