Qarku i Dibrës është ndër më të prekurit nga bora, që në disa zona ka arritur deri në 1 metër.
Por veç izolimit që ka krijuar për banorët, ngrica në rrugë dhe pamundësi qarkullimi, bora ka krijuar edhe probleme të tjera brenda qyteteve.
Deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi sjell disa pamje nga qyteti i Peshkopisë ku duken plehrat e përhapura kudo.
Ai thotë se plehrat në këtë qytet nuk pastrohen prej tre ditësh. “Peshkopia e paralizuar nga bora dhe akulli . Shikoni plehrat që kanë marrë rrugët. Prej tre ditësh nuk pastrohen. Kjo është papërgjegjshmëria dhe tallja me banorët e Dibrës”, shkruan ai në Facebook.