INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Brad Pitt dhe Angelina Jolie, edhe George Clooney me bashkëshorten ‘adoptojnë’ të riun iraken

Jo vetëm Brad Pitt dhe Angelina Jolie, edhe George Clooney me bashkëshorten ‘adoptojnë’ të riun iraken

Publikuar më: 10:50 10-02-2018

Ata e kanë treguar shpesh se janë një ndër çiftet që bëjnë shpesh bamirësi.

Edhe pse të anagzhuar me aktivitet e tyre, George Clooney dhe bashkëshortja e tijn Amal Alamuddin dhe George Clooney kanë vendosur të ndihmojnë një student nga Iraku, i cili është larguar nga vendi i tij, për të qëndruar në Amerikë, duke i dhënë atij mundësi të studiojë në Universitetin e Chicago.

’Pasi ka humbur gjithçka ka kërkuar drejtësi jo hakmarrje’. Kështu Amal ka treguar për David Letterman motivet e këtij gjesti.

Të prekur nga historia dramatike e Hazim Avdal, (kështu quhet djali), George dhe Amal kanë vendosur ta ndihmojnë, duke e ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke i financuar studimet në Universitetin e Chicagos.

Djali tani jeton në Vilën e Clooney në Augursta, në Kentucky dhe frekuenton universitetin me nota shumë të mira. ’Më kujtohet se mbeta shumë e prekur nga kurajo e tij, nga shpirti i tij dhe nga dëshira për drejtësi, jo për hakmarrje, pavarësisht asaj që kishte kaluar’, ka treguar Amal, e cila punon për të drejtat e njeriut. Hazim na tregoi për ëndrrën e tij për të studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe besoj që për momentin si unë ashtu edhe George kemi menduar që mund të bëjmë diçka për të’, ka thënë Amal.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822