INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm çiftet VIP shqiptarë u ndanë gjatë karantinës edhe 'Sarpi' ndahet nga e dashura pas 4 vitesh bashkë [FOTO]

Jo vetëm çiftet VIP shqiptarë u ndanë gjatë karantinës edhe 'Sarpi' ndahet nga e dashura pas 4 vitesh bashkë [FOTO]

Publikuar më: 17:30 24-05-2020

Aktori Çagatay Ulusoy i cili u bë shumë i njohur me rolin e “Sarpit”, prej 4 vitesh ishte në një lidhje me aktoren Duygu Sarisin.

Dyshja u njoh në vitin 2016 dhe gjërat mes tyre duket se po shkonin mirë.

Madje edhe karantinën çifti e kaloi bashkë në një shtëpi larg qytetit, teksa e dashura e aktorit tregoi se ai kishte gatuar për të.

Megjithatë karantina ka qenë edhe shkaku pse çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Kështu po përflitet sot në mediat turke të cilat shkruajnë se Çagatay dhe Duygu nuk arritën ta vazhdonin lidhjen gjatë këtij proçesi karantine dhe kanë vendosur të ndahen.

Ata nuk janë çifti i vetëm turk që ndahen gjatë kësaj periudhe pasi edhe shumë të tjerë çifte të njohur nuk e kanë përballur dot karantinën së bashku. Vlen të përmendim se e njëjta situatë ka ndodhur edhe me çiftet VIP shqiptarë që i dhanë fund lidhjes gjatë pandemisë. (kliko këtu)

Çagatay dhe Duygu kanë preferuar të mos flasin për lidhjen e tyre dhe as për ndarjen e papritur.

cagatay-ulusoy-ve-duygu-sarisin-ayrildi-mi-unlu-cift-icin-ayrilik-iddialari.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668