Një postim i Donald Veshajt më herët sot ngriti dyshimet se ish-finalisti i "BBVIP" do të rifutej sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e sotme, gjë që sigurisht i risolli mjaft kujtime jo vetëm fansave të tij, por edhe ndjëkësve besnikë të të reality show-t. Dhe kjo që duket se do të ndodhë vërtetë, teksa konfirmimi ka ardhur nga vetë drejtuesja e programit, Arbana Osmani, e cila ka zbuluar po ashtu se Donaldi nuk do të jetë i vetmi që do të surprizojë banorët aktualë të formatit këtë mbrëmje.
Kështu, me anë të një fotoje që ka postuar në InstaStory, Arbana tregon se sot në shtëpi hyjnë Donaldi dhe Iliri Shaqiri, fitues i edicionit të vjetshëm, teksa me shumë gjasë do të darkojnë me banorët dhe do të ndajnë eksperiencat e tyre. Nuk dihet nëse pjesë e surprizës do të jenë edhe finalistet e tjera, Einxhel Shkira dhe Beniada, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim, megjithatë pak por e sigurtë është që finalistët e "BBVIP 1" dhe "BBVIP 2" sonte bëhen bashkë, në atë që do jetë me shumë mundësi një mbrëmje mjaft interesante për fansat e programit.
Jo vetëm Donald Veshaj, Arbana Osmani zbulon kush do të bëhet
Kujtojmë se Iliri ka hyrë edhe më parë në shtëpi këtë sezon, teksa ishte pjesë e një sfide nga "Vëllai i Madh", ku konkurentët nuk duhet të reagonin për prezencën e tij, sfidë që e dështuan me sukses, ndërsa për Donaldin do jetë hera e parë, edhe pse është përfolur disa herë një hyrje e mundshme e artistit.
Iliri dhe Donaldi ndërkohë kanë lënë pas gjithë "dramat" e lojës së edicionit të parë të programit, ato që ndodhën gjatë dhe pas reality show-t, teksa balerini i njohur ishte i ftuar në programin e Veshajt pak javë më parë në Top Channel dhe marrëdhënia e tyre duket më e mirë se kurrë.