Loredana Zefi ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare.
Për të tretën herë me radhë ajo është nominuar si “performuesja mê e mirë zvicerane” në “MTV Europe Music Awards”.
Lori për dy vite me radhë ka triumfuar duke u shpallur fituese në këtë kategori.
Kësaj radhe për konkurrent ka shqiptarin Gjon Muharremaj, i cili është po ashtu i nominuar në të njëjtën kategori.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory duke i pyetur fansat nëse kanë votuar.