Pesë vite më parë të gjithë u lumturuam kur morëm vesh se një shqiptare shumë e talentuar si Elhaida Dani fitoi vendin e parë në “The Voice of Italy”, padyshim na bëri të gjithëve krenarë.
Mirëpo pesë vite më pas, një tjetër talent po bën bujë dhe duket se do të jetë shqiptarja e dytë që mund të fitojë The Voice of Italy. 20 vjeçarja, Deborah Xhako, ka lënë mbresa tek publiku italian dhe me performancat e zërin e saj ka rrëmbyer zemrat e tyre.
E cilësuar si ‘Dua Lipa italiane’, Deborah ka bërë të ndjehet krenar jo vetëm popullin shqiptar, por edhe trajnerin e saj në ‘The Voice’, këngëtarin Alessandro Aleotti, i cili në njërën prej netëve të provës i ka thënë: “Bravo, e madhe. Jam krenar për ty”.