Fakti se janë disa nga yjet më në zë të botës rozë dhe modernizmi që i karakterizon nuk i privon nga dashuria që kanë për traditat e vendit tonë.
Kohë më parë Enca me postimet e saj në Instastory na tregoi se preferonte të përgatiste dhe konsumonte “kafe turke” e njohur si kafja tradicionale e amvisave shqiptarë.
Por jo vetëm Enca, tashmë edhe Luana Vjollca me një foto të postuar në Instastory ka treguar momentet teksa ka përgatitur kafen me xhezve dhe e servirur me tabaka tradicionale.
Këto vajza të bëjnë krenarë! Fundja traditat nuk nderohen me asgjë.../intv.al