Një lajm i mirë na vjen nga këngëtarja Venera Lumani.
Në facebook-un e saj ka postuar: “Jam shumë e lumtur dhe kam kënaqesinë të ndaj me ju lajmin se këtë vit do udhëtoj drejt Stockholmit, Suedi për në Eurosong bashkë me super Eneda Tarifën dhe ekipin e këngës 'FAIRYTALE' si Back Singer “. Në këtë mënyrë këngëtarja, zyrtarisht pranon që do të jetë një nga back vocal që do të shoqërojnë këngëtaren 33 vjeçare gjatë konkurrimit në Eurovision.
Venera, është një nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare. Ajo u shpall fituese e The Voice of Albania edicioni i dytë dhe që atëherë këngëtarja ka nisur një karrierë të suksesshme.
Kënga që do të na përfaqësojë në Eurovision, titullohet "Fairytale", një kompozim nga Olsa Toqi.
Eneda sapo ka publikuar edhe videoklipin zyrtar të kësaj kënge. I urojmë suksese!