INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, ky YLL botëror pritet të vijë në Shqipëri këtë verë

Jo vetëm Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, ky YLL botëror pritet të vijë në Shqipëri këtë verë

Publikuar më: 13:36 22-06-2023

Pak javë më parë janë konfirmuar se tre nga emrat më të njohur të muzikës së tregut botëror, Enrique Iglesias, Ricky Martin dhe Placido Domingo do të vijnë në Shqipëri.

Mirëpo së fundmi është zbuluar edhe një yll tjetër botëror që do të performojë këtë verë në vendin tonë.

Dhe bëhet fjalë për Dj e njohur Martin Garrix.

Këtë lajme ka bërë të ditur gazetarja e njohur, Iva Tiço, teksa ka qënë e ftuar së fundmi tek emisoni pasdites “Rudina”.

“Në mes të Gushtit, në 19 Gusht, është DJ Martin Garrix që është një nga DJ më të famshëm dhe të paguar në botë.

Por kemi një detaj që nuk është përcaktuar prandaj nuk kanë dalë biletat në shitje, vendi i koncertit sepse janë në bisedime ndoshta për ta spostuar diku pranë bregdetit sepse do ketë dhe shumë të rinj dhe jashtëzakonisht shumë turistë që mezi po presin.

Është një DJ që ka bërë muzikë me Dua Lipën, është jashtëzakonisht i njohur”, është shprehur gazetarja.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006