Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar. Ata janë prindër të vogëlushes të quajtur “Marget”.
Edhe pse çifti nuk e ka zbuluar se kujt i ka ngjarë më shumë në pamje, Marina na ka treguar se e bija i ngjan në një “ves” apo më saktë një zakon që moderatorja ka.
Ajo ka publikuar në “Instagram” një video të këmbëve të vogëlushes së saj e cila nuk mban veshur çorape, njësoj si vetë Marina.
“Marget nuk i duron dot çorapet, njësoj si mama e vet”, shkruan Marina krahas postimit.