Edhe në Shqipëri është përhapur gjerësisht dhe nuk është më tabu fenomeni i ndërhyrjeve estetike në fytyrë e trup.
Sigurisht disa personazhe të njohur shqiptarë kanë marrë vendimin për të ndryshuar diçka në paraqitjen e tyre dhe shpesh kanë vendosur që ta pranojnë hapur.
Por më së shumti janë personazhet VIP femra ato të cilat komentohen më shumë për ndërhyrjet e tyre dhe shumë pak ose aspak nuk flitet për VIP-at meshkuj të cilët kryejnë ndërhyrje.
Për disa mund t'jua ket marrë mendja e për disa mund të habiteni, por ja cilët janë VIP-at meshkuj që kanë kryer ndërhyrje në fytyrë.
Reperi i grupit “Babastar” Getoar Selimi, është përfolur prej kohësh se ka bërë dy ndërhyrje, zvogëlimin e veshëve dhe të hundës.
Këngëtari shumë i dashur për ata që pëlqejnë muzikën “live”, Eugent Bushpepa, ka kryer një ndërhyrje në fytyrën e tij: zvogëlimin e hundës.
I vetëquajtur Princ, Vali Corleone, bëri bujë pak vite më parë për jetën luksoze. Veç kësaj, ai duket se është tërhequr nga buzët e bëshme dhe ka vendosur që ndërhyrje në këtë pjesë të fytyrës. Nuk është e çuditshme të ketë kryer edhe ndërhyrje të tjera.
Modeli i shumëpërfolur për fotot pothuajse nudo dëshironte që të ishte perfekte. Dhe në syrin e tij e vetmja gjë që duket se e “pengonte” të ishte i tillë ishte hunda.
Ndoshta me këtë emër nuk ju vjen ndërmend, por po t’iu shkruajmë pseudonimin “Zogu i Tiranës” me siguri do t’ju kujtohet për kë e kemi fjalën. Hermes kërkon gjithmonë të thyejë tabutë dhe si i tillë nuk e kishte aspak problem që të pranonte se ka kryer operacion për zmadhimin e buzës.
Këngëtari është përfolur gjithashtu se ka kryer operacione plastike, veçanërisht për tërheqjen e fytyrës. Përveç fotos nuk kemi asnjë prononcim të tij.