Këngëtari Mateus Frroku ishte i ftuari i fundjavës në programin “Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. I rritur mes festivaleve dhe koncerteve, Ermali e pyet për momente të sikletshme e sidomos nëse ka abuzuar në disa raste edhe me alkoolin. Nuk do ta besoni, në të paktat raste, Mateusi abuzon me alkoolin dhe ku… në dasmën e shokut të tij.
“Kisha një koncert në Durrës, e mbarova dhe s’kisha ngrënë asgjë. Nisem për në Shkodër teksa kisha marrë një shishe për ta pirë me shokët. U nisa, fillova të pija. Mbaroi që në Fushë Krujë. Shkova në dasëm, më hahej dhe nuk hëngra prap. Bëra të kundërtën, ja nisa me raki e verë. E imagjinoni vet. Më ftojnë për të kërcyer. U ngrita, ja mora kërcimit dhe fap… rrashë në tokë’’.
Ermali e pyet nëse ka video nga ky moment teksa ai shton se ka foto kur u rrëzua ndërsa historia nuk mbaron me kaq. Për fatin e tij të keq ai përfundoi edhe në spital. Zbuloni më shumë pas minutës së 13-të të intervistës në ‘Një kat më lart’