Louis Tomlinson është zhvendosur në Los Anxhelos në mënyrë që të kaloje sa më shumë kohë të jetë e mundur me të birin Freddie Reign. Ai është parë duke shëtitur për herë të parë me djalin e tij disa muajsh teksa po e shëtiste me krenari atë në një karrocë fëmijësh. Këngëtari 23 vjeçar kaloi disa kohë me të birin në mungesë të nënës së foshnjës, Briana Jungwirth.
Anëtari i grupit One Direction po e merrte shumë seriozisht detyren e tij si baba, duke u kujdesur edhe për detajet më të vogla gjatë shëtitjes.
Louis ishte veshur sportiv, me mëngët e përveshura dukeshin qartë tatuazhet në parakrahët e tij teksa shtynte karrocën ku ndodhej i biri i tij. Këngëtari britanik ishte i shoqëruar nga truproja dhe miku i tij i ngushte Oli.