Është një nga artistet më të përfolura kohët e fundit, Learta Jakupi famën e saj po e shfrytëzon në disa dimensione.
Ajo u bë i njohur për kosovarët nga martesa me djalin e këngëtares së njohur popullore Shyhrete Behluli, ditë më parë organizoi një koncert solistik në Prishtinë.
Jo vetem si këngëtarë më një zë të mrekullueshëm, por ajo nuk mbetet mbrapa as në modeling me imazhin dhe format trupore që ajo ka.
Ndryshe, Learta është edhe pronare e një dyqani fustanesh në Prishtinë, po zgjedh që t’i reklamojë vetë veshjet e saja në Instagram, duke pozuar si një profesioniste e vërtetë.
Në postimet e saj në rrjetet sociale, ranë në sy imazhet e bukura të realizuara jashtë Kosovës, në të cilat Learta duket tejet elegante dhe përplot sharm./intv.al/