Ndërkohë që lajmi për shtatzëninë e 20 vjeçares Kylie Jenner kishte pushtuar mediat rozë, mësojmë një tjetër femër e familjes është shtatzënë.
Edhe Khloe (33 vjeç) është në pritje të fëmijës së saj të parë bashkë me bashkëshortin Triston Thompson ( 26 vjeç). Si duket femrat Kardashian kanë vendosur të na surprizojnë të gjitha përnjëherësh me lajmet për shtatzëni. Pas Kim (fëmijën e së cilës po e mban në bark një nënë surrogate) dhe Kyliet, edhe Khloe i la të gjithë gojëhapur me lajmin se ishte shattzënë.
Rastësi kjo apo “The Kardashians” e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të kryesuar vëmëndjen e të gjithëve? Boom bebesh në familjen Kardashian!