Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 qershorit për Partinë Demokratike nuk ka sjellë vetëm ngrirjen e postit të kryetarit Basha. Këtë të enjte një tjetër përfaqësues i lartë në PD ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në parti. Bëhet fjalë Besnik Aliajn, i cili prej 2 vitesh mbante postin e koordinatorit të politikave të territorit në selinë blu. Nëpërmjet një statusi në facebook, Aliaj jep arsyet se përse largohet nga postin në PD, ndërsa thotë se do të vijojë të jetë antar i thjeshtë i saj.
Besnik Aliaj:
“Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave të territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit ku u përpoqa të jap kontributin tim modest, largohem nga çdo “funksion” imi në PD dhe ja le radhën të tjerëve më të zotë që të kontribuojnë. Do vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD si antar i thjeshtë. Gjithë të mirat për ju. Respekt për zgjedhjen tuaj si për ata që më kanë mbështetur dhe simpatizuar, edhe për ata që më kanë keqkuptuar ose sulmuar. Në çdo rast kjo botë ka vend për të gjithë!”