Të jesh një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, medoemos do kesh probleme të tilla!
Luana Vjollcës i ka ndodhur një incident shumë i sikletshëm javën e kaluar, ku i dashuri i saj Krenar Çocaj është konfrontuar fizikisht me një fans “të çmendur” që e përndiqte bukuroshen. Ky incident nuk është mbyllur ende dhe çdo ditë e më shumë dalin detaje të reja.
Siç mësohet së fundi nga hetimet, Luana nuk ka qenë e vetmja nga familja që është kontaktuar nga 32-vjeçari Besmir Lila.
Avokati i tij, në një deklaratë për mediat, tha se Besmir Lila ka kontaktuar edhe me motrën e Luanës, prezantuesen tjetër televizive, Marina Vjollca: “Klienti im i ka shkruar edhe Marina Vjollcës në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar me mirësjellje t’i krijojë mundësinë e një takimi me Luanën. Nga ana e saj, Marina Vjollca i ka bërë ‘block’, duke ia pamundësuar vijimin e komunikimit mes tyre. Nga ana tjetër, Luana nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Ajo nuk i ka refuzuar komplimentet apo dhuratat, duke i krijuar bindje të gabuar klientit të mbrojtur prej nesh”,- thanë mbrojtësit.