INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jo vetëm lutje katolike në Genova, imami falet para trupave të dy shqiptarëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:48 18-08-2018

Dhimbja , dëshpërimi lotët lexoheshin qartë në fytyrat e 1500 të pranishmëve në pavionin blu të Fiera di Genova, ku u zhvillua ceremonia e funeralit shtetëror për 18 nga 41 viktimat e tragjedisë në urën “Morandi”, ku të vdekur mbetën edhe dy djem shqiptar.

Mes ceremonisë së krishterë nuk mund të mungonte edhe lamtumira për dy të rinjtë shqiptarë .

E përditshmja “La Republicca” ka shpërndarë një video tepër të veçantë nga ceremonia, ku shihet imami i Genova-s Salah Hussein që i jep lamtumirën shqiptarëve Marjus Djerri dhe Admir Bokrina të dy të besimit mysliman.

“ Të lutemi për Genova-n që do të dijë të ringrihet.Genova e cila në arabisht do të thotë ‘e bukur’, do të dijë të ringrihet përsëri. Bashkësia islame lutet për paqe me të gjithë ju. Zoti le të mbrojë Italinë dhe italianët””, tha imami gjatë namazit dedikuar dy të rinjve shqiptarë.

Fjalët e imamit u mirëpritën nga turma me një duartrokitje të gjatë, e cila vijoi edhe nga Presidenti Sergio Mattarella, kryeministri dhe dy liderët e qeverisë Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini.

Pavarsisht besimeve të gjithë i bashkoi dhembja dhe bindja për të qenë më të fortë dhe për të treguar se do të ringrihen edhe pas tragjedisë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041