Ai mund të jetë vetëm 3 vjeç, por duket se kjo nuk do të thotë asgjë kur mamaja jote quhet Çiljeta.
Pikërisht ashtu, tashmë edhe Fernando, osë më mirë të themi Don Fernando, ka zbarkuar në botën e Instagram me faqen e tij “zyrtare”. Ishte Çili ajo që bëri të ditur faktin se i ka hapur një profil në Insta djalit të saj, “për të ndarë pak nga jeta e bukur e tij”. Në këtë mënyrë ajo bëhet menaxhere e bukuroshit të vogël, i cili duhet thënë se gëzon numrin e tij të fansave. Brenda vetëm pak orëve ai i është afruar 2 mijë ndjekësve dhe nuk dihet si do të shkojë puna deri në fund të ditës. Të shohim nëse hapat e këngëtares do të ndiqen edhe nga mama të tjera.